Dasëm madhështore me motive kuqezi në zemër të Gjermanisë. Robin Krasniqi martohet me Marigonën (Foto & Video)
Kampioni shqiptar i ringut profesionist, Robin Krasniqi i ka dhënë fund beqarisë pasi vendosi kuriorë me bukuroshen, Marigona. Dasma e tyre u organizua nga familja dhe çifti në Gjermani, aty ku Krasniqi jeton dhe stërvitet për të qëndruar në majat më të larta të boksit botëror.

Një eveniment madhështor, qindra të ftuar, shumë prej tyre emra të njohur por edhe familjarë tëb shumtë të cilët ndezën atmosferën ku gjithashtu Robini dhe Marigona ishin shumë aktivë. Nuk mungooi sigurisht muzika me motive tradicionale shqiptare.

Një mbrëmje e paharruar për çiftin Krasniqi dhe të gjithë pjesëmarrësit në këtë eveniment që do ta kujtojnë gjatë. Më poshtë mund të shikoni të gjitha videot dhe fotot e postuara nga dasma e shqiptarëve në zemër të Gjermanisë.


