A e kanë njohur mjaftueshëm njëri-tjetrin Dj Dagz dhe Einxhel Shkira?

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë një nga çiftet më të pëlqyera të momentit.

Historia e tyre e dashurisë filloi brenda shtëpisë së Big Brother dhe vijoi edhe jashtë.

E ftuar në Why?Not në RTV Ora me moderatoren Roza Lati, Einxhel ka treguar se e kanë njohur mjaftueshëm njëri-tjetrin.

Edhe pse ishte e vendosur që mos krijonte lidhje aty brenda, epo dashuria nuk pyet.

Einxhel Shkira: Kjo nuk do të thotë që unë jam akull e ftohë, kjo do ët thotë që më pëlqen t'i bëj hapat e sigurt, të mos bëj premtime. Besoj se më ka njohur mjaftueshëm. Unë nuk kam qenë e ftohtë, thjesht nuk kam dashur të hidhem në një marrëdhënie. Përveç pjesës që s'doja të krijoja marrëdhënie aty brenda por ja më pëlqeu çfarë t'i bëja.

Me mendjen time isha çfarë do bëj, më pëlqen, po ta lë për jashtë, aty është, nuk do ikë. Sado që unë e kisha ndarë mendjen që nuk do ndodhte, por mund të them që mund të  kem qenë gati që shumë më përpara ta puthja Dagzin dhe vetë ta bëja atë hap, por thjesht ngurroja sepse nuk kam dashur të penalizoja as lojëne atij, as rrugëtimin tim.

Unë kisha qenë shumë e saktë në parashikimin tim, sepse ashtu ndodhi. Në momentin që unë dhe Dagz u puthëm banorët na u vunë kundër. E vetmja gjë që mund të bëni kundër ishte të të nominonin dhe vihesh në atë presionin që Ok njëri nga ne të dy tani do dalë.