Theu krahun në BBV, por "luftoi" deri në fund, Einxhel Shkira: Nuk ishte aq e lehtë sa dukej

Einxhel Shkira pësoi një incident gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother Vip.

Gjatë një loje, Einxhel u rrëzua duke thyer krahun. Menjëherë u dërgua në spital ku mori ndihmë e parë dhe më pas ju desh të bënte dhe një operacion.

Por Einxhel nuk e la në gjysmë lojën, ajo u rikthyer sërish në BBV.

E ftuar në Why?Not në RTV Ora me moderatoren Roza Lati, Shkira ka treguar se nuk ishte aq e lehtë sa dukej në ekran të fshihte dhimbjen.

Roza Lati: Më lejo në emër të Why?Not të të komplimentojmë për karakterin e fortë që ke.

Einxhel Shkira: Juve s'duhet t'ju bëjë përshtypje se e keni tuajën këtu brenda. Nuk mendoj se isha ndonjë risi sepse vajza të forta ka plot ekrani dhe në jetën tonë të përditshme. Për pjesën e krahut as vetë nuk e kam pritur që do isha aq e fortë sepse në jetën e përditshme unë jam një person që ankohem, nuk jam një person që nuk ankohem.

Por atje duke qenë se e dija që isha në syrin e familjes, pra nëse në jetën time të përditshme mami nuk mund të më shohë në çdo vuajtje që kam, e dija që ajo ka qenë duke më ndjekur. Të më shihte teksa rënkoja do ja vështirësonte akoma më shumë situatën.

Ajo e ka marrë aq lehtë atë thyerjen e krahut tim, sa vetëm kur dola që e pa gjendjen e krahut tim, enjtjen, qepjen, atëherë e pa që gjendja ishte e rëndë. Nga ekrani ajo nuk e ka parë që dhimbja ka qenë kaq e madhe. Le të themi që e kam kamufluar, për familjen dhe për hir të rrugëtimit tim që nuk do doja të ndërpritej për fajin tim, për nja gafë timen.