"Më kanë bërë përshtypje opinionet e ish-banorëve", Einxhel Shkira e irrituar me komentet në rrjetet sociale

Komentet negative në rrjetet sociale janë të pashmangshme e për me tepër kur je personazh VIP. E ftuar në Why?Not në RTV Ora, me moderatoren Roza Lati, ish-banorja e Big Brother Vip, Einxhel Shkira ka treguar se pas daljes nga shtëpia ka hasur komente të shumta negative. Einxhel thekson se i kanë bërë përshtypje e dhe komentet e ish-banorëve të Big Brother, të cilat me sa duket nuk i kishte pritur.

Einxhel Shkira: Kur kam dalë kam qenë në atë botën time pozitive dhe plot dashuri, por me kalimin e javëve shikoja që...nuk mund t'i evitoja komentet negative. Më kanë dalë para syve dhe mesazhet, nuk po them që s'kam pasur. Shyqyr Zotit kanë qenë shumica pozitive. Por që më kanë bërë përshtypje disa komente. Mund të më kenë bërë përshtypje ndoshta opinionet e ish-banorëve kur kam dalë, ose ndoshta opinionet e personave të tjerë publikë kur  kam dalë.

Doja vetëm t'i thosha që nëse dikush dyshon tek vërtetësia ime, përfshirë krahun që është aluduar se mund të ketë qenë një skenar që unë të shkoja në finale, ose komente të tipit aman o goc se krahun ke thyer mos bëj sikur ke thyer mesin, ndërkohë që dhimbja ka qenë kolosale në çdo pjesë të trupit. Nuk ka qenë një shaka dhe një skenar që unë të shkoj në finale.