Andoni: Pas vitit 2008 zgjedhja e presidentit nuk përbën ndonjë rëndësi, nuk duan referendum

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, analisti Ben Andoni u shpreh se pas vitit 2008 zgjedhja e presidentit nuk përbën ndonjë rëndësi.

Sipas tij, të dyja palët politike nuk e duan referendumin, jo vetëm për Presidentin por edhe çështje të tjera duhet të kalonin në referendum.

Andoni: Nuk është keq që më proces të përfshihen shumë palë. Pas vitit 2008 zgjedhja e presidentit nuk përbën ndonjë rëndësi. Inflacioni i emrave për kandidatë është i frikshëm. PS ka marrë pjesë në negociata. PD sot nuk gjen dot gjuhën me veten e vetë.

Shqipëria ka autoritete me integritet në botën akademike dhe shoqërinë civile. Të dyja palët nuk e duan referendumin. Jo vetëm për Presidentin por edhe çështje të tjera duhet të kalonin në referendum.