Shitja e Milanit çështje javësh, klubi kuqezi drejt kompanisë me vlerë 42 miliardë euro
Nuk ka kohë për të humbur, Milani do të kalojë shumë shpejt në duart e fondit nga Bahreini pasi shoqëria “Elliot” ka vendosur të lajë duart me kuqezinjtë. Konfirmimi vjen direkt nga qeveria e vendit të Lindjes së Mesme që thekson se kompania “Intercorp” po diskuton mbi bazën e vlerës 1.1 mld. Euro dhe marrëveshja mund të finalizohet madje përpara mbylljes së sezonit duke turbulluar jo pak edhe ambjentin në skuadër që po lufton për titullin kampion.
“Investcorp” është themeluar në vitin 1982 dhe ka të përfshirë në portofolin e investimeve, prona të patundshme dhe shërbime ndërtimi e investimesh të ndryshme. Kompania kap vlerën e 42 mld. Euro pasuri.
Aktualisht po kontrollohen të gjitha të dhënat në lidhje me bilancet dhe gjendjen e Milanit ndërsa në bisedime mund të pëshojë shumë edhe çështja e stadiumit të ri. Presidenti i kompanisë, Mohammed Al Ardhi po bisedon personalisht me përfaqësuesit e klubit kuqezi, ndërsa pas fitores së të premtues kundër Genoas, vetë manjati uroi skuadrën në "Twitter" duke u uruar festën e Pashkës edhe tifozëve të Milanit.
