Villarreal rimburson tifozët që do të udhëtojnë në Liverpool

Nëse për motive të ndryshme tifozët e Villarreal janë ende në proces reflektimi per te udhëtuar ose jo në “Anfield, klubi spanjoll ua bën më të thjeshtë. Nëpërmjet një vendimi të paprecedentë, Villarreal premton të rimbursojë gjysmën e shpenzimeve për tifozët besnikë që do të ndjekin skuadrën në gjysmëfinalen e tokës angleze, e vlefshme për UCHL.

Bileta e kthimit, ajo e stadiumit legjendar të “Anfield”dhe siguracionin. Me pak fjalë, çdo mbështetës i “nëndetëses” që do të udhëtojë në ishull, do të rikuperojë rreth 300 euro, jo pak në një kohë krize në të gjithë kontinentin.

Ndeshja mes Liverpool dhe Villarreal do të luhet në datën 27 prill, ora 21:00. Kjo është hera e parë që Villarreal do të luajë një gjysmëfinale të UEFA Champions League.