“Play-off” NBA, Boston nuk fal Brooklyn në superduelin e Lindjes, Miami dominon Atlanta-n
Nuk ka surpriza në NBA që po konsumon fazën më të nxehtë, atë të ndeshjeve “play-off” pas sezonit të rregullt. Në Masacusets, Boston Celtics fituan ndeshjen e parë kundër Brooklyn Nets 115-114. Koshi i fitores u realizua në sekondat e fundit të përballjes nga Jason Tatum me pasimin e Marcus Smart. Shtatlarti i Celtics e mbylli takimin me 31 pikë.
Për miqtë nga New York, Kyrie Irving shënjestroi 39 pikë, por të pamjaftueshme për të prekur fitoren e parë në serinë play off. Kevin Durant shtoi 23 pikë të tjera në mbrëmjen “jo” të Nets.
Në takimet e tjera të raundit të parë, Miami mundi Atlanta-n 115-91 me Duncan Robinson në superformë, i cili sigloi 27 pikë. Ndeshja u vendos nga vendimi i trajnerit të skuadrës nga Florida për të bllokuar me sukses yllin e skuadrës nga Georgia, Tree Young.
