Man. City ka “çelësin” për të shkuar te Halaand
Manchester City e ka seriozisht për Halaand. Sheikët nga Lindja e Mesme kërkojnë të paraprijnë surprizat e mundshme me Realin në radhë të parë për të siguruar shërbimet e norvegjezit dhe po lëvizin pas kiuntave për të mbyllur sa më parë marrëveshjen me Borussian e Dortmundit.
Sulmuesi ka një klauzolë largimi rreth 70 milionë euro këtë verë dhe City ka qëllim ta mbulojë në “ar” bomberin e Borussias në mënyrë që ai të pranojë ofertën e klubit britanik.
Në betejën me klubin “merengues”, Man. City ka një avantazh të madh dhe ai është babi i lojtarit, Alf-Inge, i cili ka luajtur me “citizens” në të shkuarën. Në rast se Halaand do të pranojë të firmosë përpara afatit që aktivizon klauzolën, atëherë Borussia mund të përfitojë diçka më shumë se 70 milionë por gjithsesi 21-vjeçari nuk ka marrë ende një vendim për të ardhmen e tij.
