Zhgënjen Messi por jo Neymar e Mbappe, Marseille humbet derbin e Francës (Video)
Vendosin të përhershmit Neymar dhe Mbappe ndërsa Messi vazhdon të mbetet thatë këtë herë edhe për shkak të VAR-it që i anuloi dy gola argjentinasit që në pjesën e parë të derbit të Francës, PSG-Marseille. Skuadra kryeqytetase theu rivalët nga jugu me rezultatin 2-1 të fiksuar që në pjesën e parë ku Neymar kaloi menjëherë në avantazh ekipin e drejtuar nga Mauricio Pochettino ndërsa Caleta Car barazoi shifrat e më pas në minutën e 5 shtesë të fraksionit të parë, Mbappe sigloi rrjetën e tretë të ndeshjes.
Marseille e shkeli edhe më shumë gazin gjatë 45 minutave të dyta duke dominuar si rrallëherë vitet e fundit skuadrën pariziene por pa mundur të barazonte shifrat dhe tashmë titulli ka marrë rrugën a kthim drejt Parisit pas një viti mungesë për shkak të surprizës Lille. Marseille mbetet në vendin e dytë të klaifikimit me 15 pikë diferencë nga PSG kur mbeten edhe 6 javë nga mbyllja e sezonit
