Cisterna ruse u bllokua në gjirin e Karystos në Greqi
Me vendim të Autoritetit për Luftën kundër Pastrimit të Parave, Autoritetet Portuale po mbajnë në Karystos një cisternë të interesave ruse.
Sipas protothema.gr, Autoriteti ka marrë vendimin bazuar në sanksionet e vendosura nga BE dhe NATO ndaj anijeve të interesave ruse. Bëhet fjalë për anijen Pegas me flamur rus, 250 metra e gjatë.
Për shkak të një defekti mekanik, cisterna u shoqërua duke u tërhequr në Peloponez, ku nafta do të transportohej në një cisternë tjetër.
Megjithatë, në Kepin e Doros mbizotëruan kushtet e pafavorshme të motit dhe anija u ankorua në zonës detare të Karistos.
Shoqëria administruese sipas procedurës vlerësohet se do të përpiqet përmes dokumenteve të provojë se nuk bën pjesë në listën e sanksioneve.
Nuk ka asnjë anije tjetër të interesave ruse në këtë zonë detare.

