Shqiptari tenton t'i ikë policisë zvicerane e përplas makina

Shqiptari tenton t'i ikë policisë zvicerane e përplas makina
Ne foto: Vendi ku ndodhi aksidenti

Një shtetas nga Kosova është përplasur me një makinë pasi tentoi ti shpëtojë policisë.

Ngjarja u shënua të premten pas mesnatës. 32 vjeçari po ecte në këmbë në autostradën A1 kur është përplasur nga një makinë që drejtohej nga një grua.

Burri mori plagë të rënda dhe u dërgua në spital ku dhe humbi jetën pas disa orësh.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Sipas policisë së zonës, 34 vjeçari kosovar nuk kishte leje qëndrimi në Zvicër. Ai kishte qenë një herë I arrestuar dhe ndaj tij ishte firmosur një ndalim hyrjeje në Zvicër.

Një orë e gjysmë para aksidentit 34 vjeçari kishte rënë në sy për shkak të një konflikti që kishte nisur në një pikë karburanti. Kur policia kishte mbërritur ai ishte larguar menjëherë dhe ishte zhdukur.

Sipas të dhënave ai duhet të kishte telefonuar dikë që të vinte ta merrte por më pas ndodhi aksidenti. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit ndërsa policia ka nisur hetimet.