Mali i Zi, arrestohet ish kryetarja e Gjykatës së Lartë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Prill 2022, 00:44
Në Mal të Zi është arrestuar ish kryetarja e Gjyaktës së Lartë, Vesna Medenica. Ajo do të qëndrojë në paraburgim për më shumë se 72 orë.
Ky vendim u mor nga prokurorja special Natasa Boskovic, përpara të cilës ish kryetarja e Gjykatës mohoi akuzat për krijim të organizatës kriminale dhe influencë të paligjshme.
Medenica u mor në pyetje dhe më pas u dërgua në një qendër klinike në Mal të Zi për arsye shëndetësore ku dhe ka qëndruar derisa prokuroria mori vendimin për arrestimin e saj.
Ajo u arrestua më 17 prill, rreth orës 22:00 në aeroportin Golubovci teksa po përpiqej të largohej drejt Beogradit.
Burimet e cituara nga media malazeze informojnë se ajo kishte blerë vetëm biletën e vajtjes.
