Protestë për “Sheshin e Flamurit”, qytetarët: Po cenohet identiteti i qytetit të Vlorës, po tjetërsohet historia

Të dielën qytetarë e protestues u rikthyen për të tretën herë në Sheshin e Flamurit në Vlorë, tashmë të shndërruar në kantier ndërtimi.

Thonë se projekti i ri dhe punimet që po kryhen aty cënojnë identitetin e qytetit dhe zhdukin çdo gjurmë të tij.

“Jemi të indinjuar jashtëzakonisht, sepse humbet dinjiteti i Vlorës, historia e Shqipërisë”

“Trashëgimia jonë kolektive, identiteti jonë kolektiv humbet. Çfarë do të ndodhë me të ardhmen tonë”

Më të keqardhur ndihen të moshuarit. Shprehen se tani nuk gjejnë asnjë kujtim nga qyteti ku u rritën.

“Zhduku sheshin e Flamurit, zhduku varrezat e dëshmorëve. Nuk duket simboli i katër vilajeteve.”

“Ne u rritëm me termin do vemi te sheshi i flamurit”

Të dielën ishin dhe më pak protestues.

Ata që kundërshtojnë projektin thonë se vlonjatet e njohin shumë mirë njeriun që i besojnë votën prej vitesh. Çfarë Kryeministri thotë do të bëhet e kjo i step të dalin në protestë.

“Sado që të bëjmë me ne, thonë të gjithë dalim kohë se do bëhet kjo gjë”

“Ai po vendosi nuk pyet”

Protestuesit bënë thirrje edhe për transparencë për fondet publike.

“Unë jam i majtë dhe nuk më pëlqen kjo punë qe është bërë kështu.”

Kryeministri ka mohuar akuzat se projekti i rehabilitimit cenon identitetin e qytetit. Sipas tij sheshit do t`i shtohet gjelbërimi dhe do të dalin në pah objektet historike të Vlorës.