Aksident i rëndë në portin e Durrësit, humb jetën punëtori 19-vjeçar i ngarkim-shkarkimit

Aksident i rëndë në portin e Durrësit, humb jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme brenda portit të Durrësit, ku është aksidentuar një punonjës.

Punonjësi raportohet se është tërhequr zvarrë nga një vinç i rëndë i shkarkimit të kontenierëve.

Ai është nisur në gjendje të rëndë për në spitalin e Durrësit, por ka humbur jetën në urgjencë.

Trupi i pajetë është dërguar në morg.

"Rreth orës 14:30, në sheshin e kontenierëve në Portin e Durrësit, është aksidentuar në punë shtetasi R. G., 19 vjeç, punëtor ngarkim-shkarkimi, i cili për pasojë ka ndërruar jetë në spital".

Rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.