Transporti i avionëve kinezë në Serbi, vjen reagimi nga presidenca e Kosovës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Prill 2022, 18:46
Presidenca e Kosovës ka pas lajmit se përmes transportit ajror, Forca Ajrore Kineze kanë dhuruar armë në Serbi.
Shefi i stafit të kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, thotë se kjo është dita e dytë që në Serbi dërgohen dërgesa të tilla ndërsa shpreh shqetësim për veprime të tilla.
”Dita e dytë e dërgesave të armëve kineze në #Serbi: disa fluturake të PLAAF (Forca Ajrore Kineze) fluturuan mbi Bosfor gjatë rrugës për në Bazën Ajrore Batajnica për të dorëzuar Guizhou Aerospace, nga industria Shaanxi Yelloë River Group prodhuar në versionin HQ22 Red Banner SAMK, për eksport”.-shkruan ai.
