Ministri i Turizmit infektohet nga koronavirusi

Ministri grek i Turizmit, Vasilis Kikilias, është diagnostifikuar pozitiv me koronavirus, siç ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në Tëitter.

Ministri në ditët në vijim do të kryejë detyrën nga shtëpia.

“Sot u diagnostikova me COVID-19 dhe prandaj në ditët në vijim do të bëj detyrën nga shtëpia.Të gjithë duhet të kujdeseni për shëndetin tuaj dhe mbani mend se vaksinimi ofron sigurinë më të mirë të mundshme nga sëmundjet e rënda”.