Shkëlqeu në " La Scala", sopranoja shqiptare rrëfen fillimet e saj në karrierë

Enkeleda Kamani pa diskutim ka hyrë në historinë e operistikës shqiptare , një artiste që na bën krenar kudo në botë. E ftuar në emisionin “Jeto me orën” Enkeleda na rrëfeu për eksperiencën e saj në skenën magjike  të “La Scala”.

Rrugëtimi e saj drejt muzikës nisi që kur ajo ishte ende shumë e vogël. Kohët e fundit ajo është rikthyer në Shqipëri për të prezantuar kështu festivalin “Marije Kraja”, një festival në nivele shumë të larta operistike.

Edhe pse për Enkeledën moderimi nuk është një specializim i saj, ajo sërish ja doli. Kur Enkeleda kthehet pas në kohë kujton në atë kohë nuk ka qenë shumë e njohur me gjininë operistike, por me kalimin e kohës ajo kuptoi që zëri i saj kishte një shtrirje shumë të madhe vokale dhe që nga ajo kohë ajo nuk u nda më kurrë nga pasioni i saj i hershëm.

Enkeleda shprehet se “Vitet e para të liceut kisha disa tundime sepse mendoja se opera nuk kishte shumë audiencë"

Më pas kuptoi që ishte një drejtim që i përkiste vetëm asaj. Pasioni dhe sakrifica që ajo bëri për atë që ajo pëlqente i rezultoi e suksesshme pasi arriti të shkëlqente.

Çdo njeri dëshiron që të plotësojë ëndrrat e tij dhe Enkeleda është shembulli më i mirë i kësaj gjëje pasi arriti të ngjitej në skenën e “La Scala” në Milano. Kur e dëgjuan drejtorët klasikë të “ La scala” i sugjeruan Enkeledës të bëjë audicione dhë në atë kohë ajo performoi për herë të parë një rol të vogël atë të “Hansel and Gretel” dhe më vonë filloi të performonte role me peshë më të madhe si ato të Giussepe Verdi.

Një tjetër sakrificë që Enkeleda ka bërë për këtë profesion që ajo e do kaq shumë është që ti takonte familjarët e saj më rrallë si dhe duhet të ketë kujdes me ushqimin duke mbajtur kështu një regjim ushqimor që të duket sa më elegante në performancat e saj.

Kur Enkeleda rrëfeu për ngjitjen e saj  të parë në një skenë aq të madhe sa e ajo e “La scala”.

“Mu prenë gjunjët nga emocionet dhe mu desh ta merrja menjëherë veten sepse skishte zgjidhje tjetër”.- tha ajo.

 Në emisionin e pasdites nuk munguan emocionet pasi Enkeleda u surprizua nga mësuesja e saj e fillores.