Ekskluzive/ Debat i fortë me Arjanin, Çiljeta: Ai nuk pranonte që një nënë të kërkonte dashurinë në një emision

Çiljeta Kormuzi është një nga ish-konkurrentet e Për’Puthen, e cila erdhi nga Italia për një eksperiencë të re në jetën e saj, të kërkuarit dashurinë. Një vajzë shumë transparente, pa dorashka dhe tepër pozitive. Një pjesë e mirë e publikut e priti me “shpatë në dorë”, por ajo me çiltërsinë e saj dhe të treguarit të vërtetën e jetës ashtu siç e kishte arriti ta bënte publikun për vete.

Besoj e mbani mend hyrjen e saj në fillim dhe debatin e ashpër që kishte me Arjan Konomin dhe në një intervistë ekskluzive vetëm për D-NIGHT ajo e sqaroi një herë e mirë atë pjesë.

Dajana: Si ndihesh tani pasi ke lënë Për’Puthen?

Çiljeta: Ndihem më rehat, më e qetë, më e përkushtuar tek vetja si në shtëpinë time.

Dajana: Je penduar që je bërë pjesë e Për’Puthen?

Çiljeta: Jo, aspak nuk jam bërë pishman për asgjë sesi kanë rrjedhur gjërat deri më sot. Janë eksperienca të jetës dhe jam OK edhe pse përfunduan shumë shpejt.

Dajana: Çfarë nuk shkoi ashtu siç duhet? Pse nuk e gjete dashurinë brenda në Për’Puthen?

Çiljeta: Atëherë…dashurinë… ndoshta ishte shkaku i problemeve të mia që u krijuan nga emisioni, largësia ndaj gocës dhe të gjitha këto situata u ndërlikuan shumë. Nuk e mendoja që do të vinte deri në këtë pikë dhe duhej të merrja një vendim që të dilja nga emisioni.

Dajana: Flitet gjithmonë për skenare, por me ty ka funksionuar një gjë e tillë apo nuk ke pranuar dhe ke vazhduar drejtimin tënd?

Çiljeta: Jo aspak skenare në pjesën time dhe unë flas për vete. Por, që në hyrjen e parë unë u zura me Arjanin dhe hyrja ime u komentua shumë. Ka qenë shumë reale hyrja ime dhe nuk e di pse u komentua aq shumë, ndoshta ishte pjesa që unë kisha një fëmijë dhe Arjani këtë gjë e merrte si pjesë fame. Të gjitha gjërat që kam treguar të jetës time deri më sot janë reale. Nuk mund t’i mohoj! Arjani mendonte se përse një nënë me një fëmijë duhet të kërkonte dashurinë në një emision kur mund ta gjente shumë mirë jashtë ose në Itali dhe këtë fakt ai nuk e pranonte dhe për këtë patëm një debat shumë të fortë. 

D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e Hëna në të Enjte 23:00-00:00

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: