Ekskluzive/ “Le vajzën te ish-burri për famë”? Çiljeta i vë kapak një herë e mirë gojëve të liga

Në një interviste ekskluzive për D-NIGHT, Çiljeta Kormuzi, ish-konkurrente e Për’puthen foli për lajmet që bënë xhiron e rrjetit në lidhje me jetën e saj private, më saktë paragjykimet se përse la vajzën në Itali dhe u fut në program të kërkonte dashurinë.

Ajo tregoi se marrëdhënia me ish-vjehrrën, të cilën edhe sot edhe pse e divorcuar e quan ende mama është një marrëdhënie e shkëlqyer dhe e mbështesin për çdo gjë. Pra, për gojët e liga Çiljeta iv ë kapakun një herë e mirë. 

Dajana: Çiljeta, lajmet bënë një bujë të madhe edhe për “lë vajzën te ish-bashkëshorti për t’u bërë e famshme” Kemi një përgjigje për këtë e dashur?

Çiljeta: Po sepse ky ishte edhe shkaku pse lashë programin. Ne në Shqipëri ecim me aspektin që një femër nëse është e divorcuar do të qëndrojë e mbyllur brenda katër mureve. Por, nuk është kështu sepse jeta vazhdon dhe pse jo të mos vazhdoj edhe unë eksperiencat e mija në jetë.

Në momentin që unë kam lënë gocën në Itali unë kisha rënë dakord me ish-vjehrrën time dhe ma i kam thënë pasi edhe pse nuk e kam më vjehërr kam një respekt reciprok…”A mund të ma mbash gocën se dua të bëj këtë hap”? dhe ka qenë dakord.

U futa në emision dhe filluan xhelozirat e shumë problematika të tjera që ndodhën me emisionin dhe arrita deri në pikën që unë të largohesha dhe arsyeja ishte vetëm goca që lindi xhelozia nga marrëdhënia që unë kisha me ta.

Të them të drejtën kjo lindi për shkak të një personi tjetër, jo për ata sepse unë me ish vjehrrën time dhe me njerëzit e tjerë kam marrëdhënie të shkëlqyera dhe falenderoj Zotin që e kam sepse jam e lumtur. Më mbështesin për çdo gjë!

D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e Hëna në të Enjte 23:00-00:00

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: