Përfaqësoi Shqipërinë në garën ballkanike, Arbër Xhemali tregon arsyen se përse s’fitoi vendin e parë në bodybuilding

Arbër Xhemali, kampion në sportin e bodubilding, me dy trofe kombëtare, ka treguar arsyen përse nuk fitoi vendin e parë në vitin 2019, në garën ballkanike që u zhvillua në Itali.

I ftuar në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora, ai tha se e vetmja arsye që doli në vendin e dytë ishte se përfaqësoi Shqipërinë. Ai tregoi se në garë u regjistrua me pasaportë italiane, ndërsa shprehet se sërish do të përfaqësoj Shqipërinë.

Arbër Xhemali: Gara e fundit e Ballkanikës dhe zura vendin e dytë në vitin 2019. E meritoja vendin e parë, por në momentin që shkova u regjistrova me pasaportë italiane, dhe kur më pyetën kë do përfaqësosh i thashë Shqipërinë. Kur erdhën në Shqipëri ata më thanë se arsyen pse se ke fituar është se përfaqësove Shqipërinë.