“Me shpirt jam më i ri”, ja sa vjeç ndihet Dashamir Shehi

Në studion e “Why Not” në “RTV ORA” me moderatore Roza Latin ishte i ftuar politikani i njohur Dashamir Shehi.

Ai është shprehur se në shpirt ndihem më i ri se nga ç’është në moshën e tij reale.

“Me shpirt unë them që jam diku te 50-vjeç”-ka thënë me nota humori.

“Ka qenë një shkrimtar francez Marsel Prusi që thoshte plaket bujku se nuk ka fuqi të punojë tokën, por jo intelektualët pasi jetojnë me moshën e mendimeve të tyre. Mund të jesh dhe 64 vjeç kaq sa jam unë sot, dhe mund të vazhdosh të bësh punë të mendosh se je i vlefshëm edhe për vendin tënd pasi unë jam një njeri publik.

Për më tepër, ju ftojmë të ndiqni linkun më poshtë: