Zelensky kritikon Macron: Ka frikë nga Rusia. Për Johnson,lider që po ndihmon më shumë

Në një intervistë për The Economist Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka dhënë pikëpamjen e tij se cilat vende të Evropës Perëndimore po ndihmojnë dhe cilat jo, në luftën e vendit të tij kundër Rusisë.
Ai kritikon ashpër presidentin e Francës Emmanuel Macron i cili nuk i ka ofruar mbështetje ushtarake. Dhe tregon arsyen pse nuk e ka bërë dicka të tillë.
"Sepse ata kanë frikë nga Rusia. Dhe kaq. Dhe ata që e thonë të parët janë të parët që kanë frikë."
Ai thotë se Boris Johnson i Britanisë së Madhe ka qenë shumë i prirur për të dërguar armë: "Po. Për të qenë i sinqertë, Johnson është një lider që po ndihmon më shumë. Udhëheqësit e vendeve reagojnë sipas mënyrës se si veprojnë zgjedhësit e tyre. Në këtë rast, Johnson është një shembull.
"Britania është padyshim në anën tonë. Nuk po kryen një akt balancues. Britania nuk sheh asnjë alternativë për të dalë nga situata.” -tha Volodymyr Zelensky
