Lufta në Ukrainë, 264 civilë të vrarë në Kiev që prej fillimit të pushtimit ruse

Gjithsej 264 civilë janë vrarë në kryeqytetin ukrainas të Kievit që nga fillimi i pushtimit rus.

Kryebashkiaku i Kievit Vitali Klitschko tha se në mesin e të vdekurve janë edhe katër fëmijë.

Ai shtoi se betejat po zhvillohen në zonën e Liutizh, një fshat rreth 20 milje në veri të Kievit. 

Duke folur me gazetarët, Klitschko tha se forcat ukrainase kanë arritur të rimarrin kontrollin e zonave në veriperëndim dhe verilindje të qytetit. 

Dje, Ukraina tha se kishte marrë përsëri kontrollin e qytetit perëndimor të Makariv,  por SHBA nuk ka konfirmuar atë që thotë Ukraina.