Shijet e çiftit Mitsotakis janë të shtrenjta
Në një kohë kur qytetarët grekë janë gjunjëzuar nga faturat brutale të energjisë elektrike, shumica prej të cilëve ka nevojë për një pagë apo pension për ti paguar, dhe me benzinën që ka kaluar prej kohësh 2 euro për litër dhe nuk zbret me asgjë, kryeministri Kyriakos Mitsotakis njoftoi nga shtëpia e tij, për shkak të infektimit me Covid, masat mbështetëse që do të zbatohen në të ardhmen e afërt.
Megjithatë, një detaj në sfondin e planit bëri diferencën dhe zbehu edhe një herë komunikimit e kryeministrit me qytetarët e tij.
Është e vështirë të bindësh bashkëqytetarët e tu se ndjen keqardhje për ata që kanë vështirësi në pagimin e faturës së energjisë elektrike apo të mbushin me benzinë makinën e tyre, kur pas vetes ke një palë shandanë teorikë të vlerësuar nga 16.000 deri në 20.000 euro.
Shandanë, të cilët ndoshta kryeministri grek nuk do të detyrohet t'i përdorë sepse nuk do të jetë kurrë në vështirësi për të paguar faturën e energjisë elektrike.
