Paketa Mitsotakis: Greqia 1.1 mld euro ndihmë për qytetarët me të ardhura deri në 30,000 euro
Në përgjigje të rritjes së çmimeve të përhapura, kryeministri Kyriakos Mitsotakis njoftoi masa të reja të mërkurën.
Masat kanë të bëjnë me 1.1 miliardë euro ndihmë për rreth 3,200,000 grekë me të ardhura vjetore më të ulta ose deri në 30,000 euro.
Për këtë, ai tha se ministrat e financave, energjisë dhe bujqësisë do të shpallin secili një program tre-mujor shpenzimesh emergjente të enjten për të mbështetur më tej ekonominë greke.
“Pushtimi rus i Ukrainës e ka rikthyer luftën në Evropë. Ai hap rrugën për kontestimin e kufijve dhe imponimin e dhunshëm e më të fortëve dhe çrrënjosjen e miliona njerëzve," tha ai, ndërsa theksoi gjithashtu se kjo gjë po shkakton një krizë të madhe energjetike me rritje të paprecedentë të çmimeve.
Pasojat e kësaj lufte, tha ai, shihen në çmimet e energjisë, karburanteve dhe produkteve të tjera, përkundër faktit se shteti ka mbuluar një pjesë të madhe të këtyre rritjeve që nga vjeshta, duke mbështetur ekonomitë familjare dhe bizneset.
“Masat do të adresojnë të gjitha manifestimet e rritjes së çmimeve dhe do të mbështesin të ardhurat e punëtorëve me të ardhura më të ulëta dhe pensionet me një subvencion emergjent”, tha Mitsotakis.
Ai shpjegoi se qeveria do të mbështesë familjet me fëmijë, të cilat përballen me shpenzime të shtuara dhe se masat do të subvencionojnë faturat e energjisë, por gjithashtu do të zbusin pjesërisht rritjen e çmimeve të karburanteve, duke subvencionuar 180 litra benzinë për automjetet.
“Do të ketë gjithashtu dispozita të veçanta për fermerët dhe bizneset e vogla, të cilët janë goditur veçanërisht nga rritja e çmimeve të energjisë,” shtoi ai.
Kryeministri grek gjithashtu theksoi se e ka hapur këtë çështje me Komisionin Evropian, i cili tani po shqyrton rregulloret për të kundërshtuar spekulimet mbi çmimet e energjisë.

