13 ditë luftë, një tjetër qytet ukrainas bombardohet nga forcat ruse

Një tjetër qytet i Ukrainës është bombarduar ditën e sotme nga Rusia.

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në qytetin Kalynivka, duke frikësuar banorët. Korrespodenti i “LA Times”, Marcus Yam, ka ndarë një video në rrjetet sociale, pamje të cilat tregojnë një shtëllungë të zezë tymi nëpër qytet.

“Një shpërthim sapo tronditi qytetin Kalynivka, Ukrainë. Një shtëllungë e errët tymi endet nëpër skajin e pyllëzuar të qytetit. Një roje sigurie thotë se ngjitur është një depo e kimikateve”, shkruan Yam në videon e publikuar në Twitter.

Ukraina që prej 13 ditësh ndodhet nën pushtimin e Rusisë.