Ushtria ruse shkatërron transmetimet e radios dhe TV-ve në Kharkivit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Mars 2022, 22:11
Transmetimet televizive dhe radio janë shkatërruar në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, pas sulmeve ushtarake ruse, sipas Administratës Rajonale.
Në një postim në Facebook të dielën, Administrata Rajonale tha se raketimet e përsëritura të kullës televizive në Kharkiv kishin rrëzuar transmetimet televizive dhe radiofonike.
"Zonat e ndërtesës ku ishin pajisjet teknike janë shkatërruar dhe shkalla e dëmtimit e kullës është ende duke u vlerësuar," thuhet në deklaratën e departamentit.
Të martën më 1 mars, sulmet ushtarake ruse shënjestruan kullën televizive të Kievit, duke rezultuar gjithashtu në një ndërprerje të transmetimeve.

