Anëtari i delegacionit ukrainas: Raundi tjetër i bisedimeve me Rusinë do të zhvillohet të hënën

Anëtari i delegacionit ukrainas Arakhamia thotë se raundi tjetër i bisedimeve me Rusinë do të zhvillohet të hënën.

Takimi i dytë mes delegacioneve negociatore ruse dhe ukrainase u zhvillua më 3 mars.

Por ashtu si i pari, edhe takimi i dytë përfundoi pa asnjë rezultat sa i përket dhënies fund konfliktit të armatosur.

Pas dy orësh diskutimesh për ndalimin e luftës në Ukrainë, palët ranë  dakord vetëm për armëpushim të përkohshëm, me qëllim që t’iu jepej kohë civilëve te largoheshin nga vendi i luftës.