Rusia jashtë Swiftit, Britania e Madhe ndërmerr sanksione personale ndaj Putin dhe Lavrov
Ashtu siç kishin paralajmëruar, shtetet kryesore të perëndimit kanë dëbuar Rusinë nga sistemi Swift, e cila do të godasë rëndë ekonominë ruse për shkak të pamundësisë për të ndikuar në tregjet evropiane.
Franca, Gjermania, Italia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja dhe Britania e Madhe kanë dëbuar shumicën e bankave ruse nga Sistemi Swift e cila synon të godasë rëndë ekonominë e Rusisë.
Dëbimi nga Swift është pjesë e sanksioneve të perëndimit ndaj Rusisë, pasi kjo e fundit vendosi të pushtojë Ukrainën të enjten.
Përjashtimi i bankave ruse nga sistemi Swift i përdorur për transaksione prej trilionë dollarësh do të godasë rëndë ekonominë ruse dhe siç tha edhe Shtëpia e Bardhë pagesat do të kryhen përmes telefonit.
Vendet perëndimore gjithashtu kanë ngrirë asetet e bankës qendrore të Rusisë, masë e cila nuk mund ta lejojë Rusinë që të përdorë monedhën vendase për të kufizuar efektin e sanksioneve.
Të dielën edhe Britania e Madhe njoftoi se ka sanksionuar presidentin Vladimir Putin dhe ministrin e Jashtëm rus, Sergej Llavrov.
Britania e Madhe ka vendosur të ngrijë asetet ndaj dy zyrtarëve si pjesë e sanksioneve ndëshkuese për të dëmtuar ekonominë dhe ushtrinë ruse.
Putin dhe Llavrov do të bllokohen për të bërë biznes në Mbretërinë e Bashkuar në të ardhmen.
Sanksionet e fundit të perëndimit, janë të tretat pasi forcat ruse u futën në Ukrainë në kuadër të asaj që ata e quajtën operacion special për neutralizimin e infrastrukturës ushtarake ukrainase.



