Burrat ndahen nga familja, mbi 29 mijë shtetas kaluan kufirin me Poloninë

Burrat ukrainas po ndahen nga familjet e tyre në kufirin e Ukrainës me Poloninë.

BBC raporton se mijëra ukrainas kanë lënë shtëpitë e tyre për t'i shpëtuar luftimeve dhe shumë po përpiqen të kalojnë në vendet fqinje.

Mësohet se rreth 29,000 persona kaluan të enjten kufirin me Poloninë me Ukrainën

Por burrat ukrainas të moshës 18 deri në 60 vjeç nuk lejohen të largohen.

"Është e tmerrshme të shohësh këta njerëz të zbresin dhe të qëndrojnë atje me një pallto dhe një çantë dhe të shikojnë familjen e tyre duke u larguar," tha James Freeman për BBC.

Polonia thotë se është e gatshme të mirëpresë të gjithë të ardhurit dhe do të ofrojë ndihmë. Por Freeman tha se kushtet në kufi ishin të vështira, pasi shumë njerëz përfshirë dhe fëmijë duhet të prisnin jashtë në radhë në temperatura të ngrira për më shumë se një orë.