Britania e Madhe do të sanksionojë Putinin dhe Lavrovin

Britania e Madhe do të vendosë sanksione kundër presidentit rus Vladimir Putin dhe ministrit të Jashtëm Sergei Lavrov menjëherë, tha kryeministri Boris Johnson.

Një zëdhënëse tha se gjatë një bisede telefonike me udhëheqësit e NATO-s të premten, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar paralajmëroi Putinin se"po angazhohej në një mision revanshist për të përmbysur rendin e pas Luftës së Ftohtë" dhe se "ambiciet e tij mund të mos ndalen këtu dhe se kjo ishte një krizë euroatlantike me pasoja globale”.

Deklarata përmendi gjithashtu rrjetin ndërkombëtar të pagesave Swift , nga i cili Ukraina ka kërkuar që Rusia të ndalohet.

“Kryeministri u kërkoi udhëheqësve të ndërmarrin veprime të menjëhershme kundër Swift për të shkaktuar dhimbje maksimale mbi presidentin Putin dhe regjimin e tij”, thuhet në deklaratë.

Masa kryeson paketën e sanksioneve që Mbretëria e Bashkuar njoftoi dje, e cila do të përjashtojë bankat kryesore nga sistemi financiar i Mbretërisë së Bashkuar mes masave të tjera.