Nuk ka qetësi/ Dëgjohen shpërthime në Kiev. Kryebashkiaku: 5 brenda 3 - 4 minutash
Shpërthime të tjera janë dëgjuar në kryeqytetin ukrainas Kiev mbrëmjen e 25 shkurtit 2022.
Agjencia e lajmeve Reuters thotë se janë dëgjuar shpërthime të shkaktuara nga predha artilerie, së bashku me të shtëna me armë zjarri në rrethet perëndimore të kryeqytetit.
Ndërkohë, kryetari i bashkisë së Kievit Vitaliy Klitschko në Telegram shkruan për pesë shpërthime që ndodhën pranë termocentralit Troieshchyna në Kiev.
“5 shpërthime ndodhën me një interval prej 3-5 minutash pranë termocentralit CHP-6 në bregun e majtë verior të Kievit. Shërbimet e urgjencës po shkojnë atje. Ne po i zbulojmë detajet.”
Kyiv ???? @unian pic.twitter.com/bCNKKhEdt1
— Alec Luhn (@ASLuhn) February 25, 2022
5 вибухів сталися з інтервалом в 3-5 хвилин біля ТЕЦ-6. Аварійно-рятувальні служби слідують туди. З’ясовуємо деталі.
— Віталій Кличко (@Vitaliy_Klychko) February 25, 2022
Incoming missiles #Kyiv #Ukraine
— lyse doucet (@bbclysedoucet) February 25, 2022
Ndërkohë, pak më parë presidenti ukrainas, Zelensky dhe Biden diskutojnë për "ndihmën e mbrojtjes".
Presidenti i SHBA Joe Biden dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky zhvilluan një telefonatë 40-minutëshe të premten, në të cilën të dy diskutuan sanksionet dhe ndihmën e mbrojtjes së SHBA për Ukrainën.
❗️Shooting is heard in #Kyiv pic.twitter.com/dSChUwHfNE
— NEXTA (@nexta_tv) February 25, 2022
Pas takimit, Zelensky shkroi në Twitter se të dy diskutuan "forcimin e sanksioneve, ndihmën konkrete të mbrojtjes dhe një koalicion kundër luftës".


