Gjermania përgatitet për të pritur refugjatët nga Ukraina

Gjermania do të pranojë të gjithë njerëzit që ikin nga Ukraina.

Lajmin e ka bërë me diej ministrja e Jashtme e vendit Annalena Baerbock.

Kjo e fundit i ka bërë thirrje presidentit rus Vladimir Putin që të "ndalojë gjakderdhjen" dhe i kërkoi BE-së të bëjë gjithçka për t'u përgatitur për ardhjen e refugjatëve. 

Ajo shtoi se, ka koordinuar shpërndarjen e refugjatëve ukrainas me vende si Polonia dhe Kanadaja.