Rusi-Ukrainë, drejt paqes? Putin ka rënë dakord të takohet me Zelenskyn

Në ditën e dytë të luftimeve duket se palët ruse e ukrainase mund të ulen në tryezën e bisedimeve. Presidenti Vladimir Putin ka shprehur gatishmërinë për t’u ulur në tryezën e diskutimeve me Zelenskin. Edhe ky i fundit kërkoi më herët dialog nga Rusia.

Presidenti rus Vladimir Putin ka rënë dakord që të zhvillojë bisedime të nivelit të lartë me homologun e tij rus, Vollodimir Zelensky.

Putin e konfirmoi shprehjen e vullnetit për dialog përmes një bisede telefonike me presidentin e Kinës Xi Jinping.

Më herët edhe presidenti ukrainas i bëri thirrje Putinit që të ulet në tryezën e bisedimeve.

Zelensky: Lufta po zhvillohet në të gjithë territorin e Ukrainës. Le të ulemi në tryezën e bisedimeve për të parandaluar vdekjen e njerëzve.

Kujtojmë që ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov tha se kushti për negociata me Kievin do të ishte dorëzimi i armëve nga ushtria ukrainase.

Forcat ruse ndodhen edhe në kryeqytetin ukrainas në Kiev.

Gjatë mëngjesit të së premtes ka pasur granatime të ndryshme me avionë nga ana e Rusisë.

Palët kanë bërë bilancet e para të luftës.

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka deklaruar se aktualisht 137 persona kanë humbur jetën, mes tyre civilë dhe ushtarakë, si dhe kanë vrarë afro 800 ushtarë rusë.

Mbrojtja ukrainase ka thënë gjithashtu ka rrëzuar 7 avionë e 6 helikopterë si dhe ka shkatërruar mbi 30 tanke ruse.