Trupat ruse i afrohen kryeqytetit Kiev, pritet ta marrin brenda pak ditësh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shkurt 2022, 16:08
Ndërsa trupat ruse përparojnë, zyrtarët e inteligjencës amerikane janë të shqetësuar se kryeqyteti ukrainas i Kievit mund të bjerë nën kontrollin rus brenda disa ditësh.
Kështu bëjnë me dije dy burimeve të njohura me inteligjencën më të fundit, sipas CNN.
Sipas burimeve, zyrtarët besojnë se Rusia është përballur me rezistencë më të ashpër nga forcat ukrainase sesa pritej.
Ndërkohë shumë pranë kryeqytetit shihen re tymi që ngrihen lart.
Tymi i zi u pa që ngrihej në anën lindore të lumit Dnieper në kryeqytetin e Ukrainës.
Zyrtarët ukrainas janë zotuar se do t'i rezistojnë çdo pushtimi.


