Pushtimi i Ukrainës, qytetarëve u shpërndahen armë

Teksa Rusia ka nisur pushtimin, qytetarët në Ukrainë po marrin armë nga kontejnerët në Kiev.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy më parë tha se çdo shtetas që dëshironte armë do t'u jepej.

Ndërkohë Ukraina ka ndaluar të gjithë burrat që janë në moshën 18-60 të largohen nga vendi.

Sakaq fëmijë dhe gra po mundohen që të largohen nga Ukraina për një vend më të sigurt.

Pushtimi i Ukrainës, qytetarëve u shpërndahen armë