Shokuese! Fetuse dhe mbetjet njerëzore gjenden brenda fuçive industriale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Shkurt 2022, 21:36
Fetuse dhe eshtra njerëzore janë gjetur brenda dhjetëra fuçive të cilat u gjetën në një kasolle në zonën industriale të Granarolo, në provincën e Bolonjës.
Mbi ta ishte vendosur një etiketë me simbol të mbetjeve biologjike.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë autoritetet, që u thirrën nga një djalë që kujdeset për rikuperimin e hekurit dhe materialeve të ndryshme në kompanitë e zonës.
Hetuesit kanë nisur hetimet dhe zona është sekuestruar. Po ashtu ka ndërhyrë edhe mjekësia ligjore.
Mbetjet, sipas raporteve të shtypit lokal, janë zhytur në një lëng që mund të jetë formaldehid ose një substancë tjetër për ruajtjen mjekësore të trupave.
Sipas mediave dyshohet për asgjësim i paligjshëm nga ndonjë spital apo klinikë.

