Rama përdor sërish kartën e afganëve: Krenarë që u hapëm dyert, ata mund të rrinë sa të duan në Shqipëri
Ish-Kryeministri Edi Rama, në pritjen që i është bërë në Universitetin Georgetown në Uashington është shprehur se ndihet krenarë që u ka hapur dyert afganëve.
Në fjalën e tij ai tha se nuk mundën t’i braktisnin afganët ashtu siç bën disa vende të tjera.
Edi Rama: Më duhet të ju them që sa herë dëgjoj fjalë kaq të bukura për atë që kemi bërë në raport me afganët, përgëzohet kaq shumë pasi të tjerë shumë më të mëdhenj, shumë më të fuqishëm u larguan përballë nevojës së afganëve. Ne nuk mund t’I braktisim afganët. Jemi të nderuar që patëm mundësinë ti ndihmonim aq sa mundëm afganë. Ashtu si gjatë jetës sonë u ndihmuam kur ishim afganët që iknin vendit të tyre, në përpjekje për të gjetur një të ardhme më të mirë, duke i ikur një regjimi mjaft të egër i cili nuk u themelua si një regjim fundamentalist që mbështetej tek forma më e pamëshirshme e ateizmit. Ai regjim shtypi besimin të drejtën për të besuar.
Ndër të tjera në Uashington la të kuptojë se afganët janë të mirëpritur dhe të jetojnë dhe nuk harroi të përmende dhe strehimet që ka bërë Shqipëria ndër vite, që nga shqiptarët e Kosovës dhe deri tek afganët.
Edi Rama: U hapëm derën gjysmë milioni njerëz nga Kosova, në Shqipërinë e vogël por ja ku jemi, mbijetuam dhe u pasuruam më shumë në pikëpamjen kulturore e morale. Më pas iranianë që u ofruam strehë duke i shpëtuar nga mizoritë që po përballeshin e tashmë me afganët. Është i gjithi një thesar i madh. Ne nuk jemi të pasur e ndoshta kjo është arsyeja që nuk e kemi të shkurtër kujtesën.
Në fillim na u tha që do të jetë vetëm për pak muaj, nuk e besova, për të qenë i sinqertë dhe u thashë miqve tanë amerikanë, mos e premtoni këtë, sepse ne e dimë si funksionon me ju. Kur nuk është në lajme, thuajse nuk ekziston. Nuk kemi probleme me këtë, ata mund të rrinë për aq kohë sa duan të rrinë, me shpresë, do të marrin vizat për të ardhur në SHBA një ditë, por nëse vendosin të mos ta bëjnë, janë të mirëpritur të qëndrojnë në vendin tonë e të rrinë me ne sepse janë njerëz të mrekullueshëm.
Ne e kuptojmë njëri-tjetrin shumë mirë, edhe pse flasim gjuhë krejt të ndryshme. Është historia jonë, është mënyra jonë e të qenit, janë dhimbjet tona, e po kështu edhe vullneti ynë shumë i fortë për të ndërtuar të ardhmen që na bëjnë mjaft të afërt si qenie njerëzore dhe në fund të fundit, gjithçka ka të bëjë me qeniet njerëzore.
Rama nuk ka lënë pa përmendur se përse zgjodhi që kabineti i tij të ishte me më shumë gra.
Sipas tij gratë punojnë më shumë sesa burrat.
Edi Rama: Ndihem i nderuar kur dëgjoj lëvdatat e komunitetit të grave që i përkasin rrjetit të madh të grave mjaft kurajoze dhe të guximshme të këtij vendi që janë të zëshme për të drejtat e grave. Më duhet të them se zgjedhja për të pasur më shumë gra sesa burra nuk është se kam kuptuar se gratë janë më mirë se burrat. Janë më të mira për ta bërë punën më mirë. Na duhen më shumë gra. Burrat janë të mirë për të folur, gratë janë të mira për të bërë punën. Këtë e kam mësuar nga përvoja.

