Peleshi: Shqipëria është e gatshme të shtojë kontributin në kufijtë juglindorë të NATO-s

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi është duke marrë pjesë në takimin dy ditor të ministrave të mbrojtjes të vendeve të Aleancës, i cili po zhvillohet në selinë e NATO-s në Bruksel në datat 16-17 shkurt 2022.

Peleshi përmes një postim në Facebook shkruan se në axhendën e këtij takimi do të diskutohen çështje si: Koncepti i ri Strategjik; Forcimi i deterrencës dhe mbrojtjes së Aleancës; Shpenzimet e Mbrojtjes; Ndarja e drejtë e barrës ndërmjet Aleatëve; Partneriteti NATO – BE.

Ministri Peleshi, në fjalën e tij theksoi qëndrimin e unifikuar të Shqipërisë me vendet e tjera Aleate se çdo vend është i lirë dhe ka të drejtën sovrane për të zgjedhur rrugën e vetë në aleancat e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe orientimin e politikës së jashtme.

Peleshi: Ndonëse kriza aktuale e shkaktuar nga dislokimi i forcave të mëdha ushtarake ruse në kufijtë e Ukrainës ka tërhequr vëmendjen e audiencës në mbarë botën dhe përbën një moment mjaft kulmor që pas Luftës së Ftohtë, në axhendën e këtij takimi do të diskutohen edhe çështje të tjera mjaft të rëndësishme si: Koncepti i ri Strategjik; Forcimi i deterrencës dhe mbrojtjes së Aleancës; Shpenzimet e Mbrojtjes; Ndarja e drejtë e barrës ndërmjet Aleatëve; Partneriteti NATO – BE; etj.