Trump "bekon" kandidatin për president në Francë, i mëson "hilet" e punës

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump i ka dhënë mbështetje kandidatit francez për kre shteti, Eric Zemmour.

Stafi i fushatës së kandidatit të së djathtës ekstreme, tha se ish-presidenti Trump gjatë një bisede telefonike me Eric Zemmour i tha këtij të fundit të mos dorëzohet dhe të mos heqë dorë nga agjenda e tij.

Sipas ekipit të Zemmour, biseda me Trumpin zgjati rreth 40 minuta.

Trump i sugjeroi kandidatit për president të Francës gjithashtu se media mund të jetë e ashpër dhe tepër kritike ndaj tij.

Eric Zemmour planifikoi që të udhëtonte drejt Floridës për t’u takuar me ish-presidentin Trump, por fluturimi i tij u konsiderua i vështirë.

Eric Zemmour është një analist politik anti-establishment i ekstremit të djathë i cili flet hapur kundër imigracionit dhe islamit.

Polemisti parisien me origjinë algjeriano-hebreje, është dënuar disa herë për nxitje të urrejtjes racore.

Disa ekspertë fushatash i kanë sugjeruar që Zemmour të ndjekë fushatën e ish-presidentit Trump në 2016 për të fituar.

Ai ka propozuar më parë një ndalim të emrave që tingëllojnë të huaj, duke përfshirë Muhamedin, pasi pretendon se kundër Francës po kryhet një komplot për zëvendësimin e popullit francez me afrikanë.

Kujtojmë që zgjedhjet franceze në Francë mbahen në 3 prill të këtij viti, nëse s’ka fitues  raundi i dytë do të mbahet në 24 prill.