E rëndë në Greqi, studenti i jep fund jetës dhe lë porositë si ti organizojnë funeralin
Një student 24-vjeçar në Patras i ka dhënë fund jetës, madje ka dhënë udhëzime se si do të bëhet varrimi i tij.
Sipas informacioneve, studenti i ri, i cili banonte në zonën e Agios Dionysios, që pardje nuk kishte kontaktuar me prindërit, të cilët të shqetësuar i kërkuan pronarit të banesës që të shihte se çfarë kishte ndodhur.
Pronari ka shkuar në shtëpi dhe ka hyrë brenda dhe ka parë 24-vjeçarin të vdekur në shtrat. Ai ka njoftuar menjëherë të afërmit e tij dhe Policinë.
Autoritetet, duke kontrolluar banesën, gjetën një letër me shumë faqe të lënë nga i riu ku shpjegoheshin arsyet pse ai i dha fund jetës dhe madje jepeshin detaje se si do të varrosej.
Trupi i të riut fatkeq është transportuar për autopsi, për të përcaktuar mënyrën e vdekjes së tij.

