Ledri Vula reperi më i mirë që kemi, Meritoni: Është unik në llojin e tij

Moderatori i njohur nga Kosova, Meriton Mjekiqi, shprehu respektin e tij për familjen e këngëtarit të famshëm shqiptar, Ledri Vula.

I ftuar në emisionin "Why?Not" në ekranin e RTV Ora Meritoni thotë se Ledri ëshë një nga reperët më të mirë që ka Shqipëria dhe Kosova.

Meriton Mjekiqi: Kam respekt të veçantë për familjen Vula dhe konkretisht për Ledrin, sepse është njëri prej reperëve më të mirë që kemi. Është një lloj brandi në hip-hop -in shqiptar.