Inate me reperë të tjerë? Ja çfarë thotë Meritoni

A mban Meriton Mjekiqi inate me reperë të tjerë? Kjo është pyetja që i bëjnë më së shumti moderatorit nga Kosova, Meriton Mjekiqi.

Meritoni pohon në emisionin "Why?Not" në RTV Ora se nuk ka inate dhe hatërmbetje me asnjë reper, pasi askush nuk i ka cënuar familjen dhe jetën, dhe këto sipas tij janë arsye të forta që mos të mbajë inate me askënd.

Meriton Mjekiqi: Nuk e kam keq me asnjë nga reperët. Pse? Sepse nuk është cënuar familja ime, rrethi im i afërt, biznesi im, nuk është cënuar e drejta ime për të jetuar. Këto janë arsye që unë s'kam probleme me askënd.