Të pathënat e Meritonit/ Si tentoi të largohej nga Kosova me 100 euro në xhep kur ishte 15 vjeç

Teksa po fliste për kujtimet nga fëmijëria, Meriton Mjekiqi tregoi në emisionin "Why?Not" në RTV Ora tentativën e tij për tu larguar nga Kosova në moshën 15-vjeçare.

Ai tha se kishte planifikuar të shkonte në Gjermani bashkë me shokun e tij. Sigurisht Meritoni këtë gjë e mbajti të fshehtë nga familja.

Meriton Mjekiqi: Me një shok timin kishim bërë plan të iknim nga Kosova, për të jetuar dhe punuar jashtë vendit. Kemi mbledhur 200 euro për tu larguar. 100 euro unë dhe 100 euro shoku im. Jemi nisur me një autobus në Prishtinë për Gjermani. E kam mbajtur të fshehtë.