Vrasja në Shkodër, Ora News siguron pamjet e para nga vendngjarja

Ora News, ka siguruar pamjet e para nga vendi i ngjarjes ku u vra me armë zjarri pasditen e sotme Prek Tonaj.

Ngjarja ndodhi në fshatin Grudë të Shkodrës rreth orës  19:15 në rrethana ende të paqarta.

Siç shihet në video ne vendngjarje ka forca të shumta policie të cilët kanë rrethuar zonën dhe po merren me hetimin e ngjarjes.

Policia ka rrethuar lokalin ku ka ndodhur krimi.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali ndërkohë që në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor.

Vrasja në Shkodër, Ora News siguron pamjet e para nga vendngjarja

Vrasja në Shkodër, Ora News siguron pamjet e para nga vendngjarja
Foto nga vendi i ngjarjes

Më datë 13.02.2022, rreth orës 19:15, në fshatin Grudë e Re, Shkodër, në rrethana ende të paqarta, në ambientet e një lokali, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. T., 47 vjeç, banues në Grudë, Shkodër.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës, për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.