Ish-konkurrenti i Për'puthen: Bora Zemani nuk na thoshte as "mirëmëngjesi"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Janar 2022, 11:28
Markeliano, ose ndryshe Marko ka qenë i ftuar pas daljes nga "Për'puthen", në intervistën e tij të parë në #Expuls nga Ronaldo Sharka në ekranin e RTV Ora.
I pyetur nga autori dhe moderatori i emisionit nëse vazhdon të ruajë kontakte me stafin e programit pas largimit, Marko foli me rezerva:
"Jo jo. Nuk ruaj kontakte. As asokohe nuk kisha, vetëm një gocë merrej me ne tek grimi që na ndihmonte. Madje edhe moderatorja Bora Zemani mezi na fliste, edhe mirëmëngjesin e kishte me zor"-, u shpreh ai duke shtuar të tjera detaje.
Për më tepër ndiqni intervistën e plotë:
