Pamje të frikshme/ Shembet ura, të paktën 10 të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Janar 2022, 18:34
Të paktën 10 persona u plagosën pasi një urë u shemb në Pittsburgh, Pensilvani mëngjesin e së premtes, sipas zyrtarëve lokalë, të cilët sqaruan se asnjë nga të plagosurit nuk ishte në rrezik serioz për vdekje.

Shkaku i shembjes është ende i paqartë.
Ndërkohë mësohet se presidenti Biden kishte planifikuar të vizitonte zonën dhe të diskutonte për infrastrukturën.
Shefi i zjarrfikësve tha se shembja e urës shkaktoi rrjedhje "masive" gazi, e cila u vu nën kontroll. Në momentin e shembjes, në urë ndodheshin tre ose katër makina dhe një autobus, njoftojnë zyrtarët.
BREAKING: A bridge along Forbes Avenue near Frick Park has collapsed. (????: Jeremy Habowski) https://t.co/tBmXgKOsnM pic.twitter.com/QebLGfSRa9
— KDKA (@KDKA) January 28, 2022
