Sergio Mattarella rizgjidhet presidenti i Italisë. Kalon kuorumin e 505 votave
Pas tetë votimesh radhazi gjatë gjashtë ditëve të fundit, Italia ka zgjedhur Presidentin e 13 të Republikës. E është hera e dytë në historinë 76 vjeçare të Republikës Italiane që kreu i shtetit merr një mandat të dytë.
Me 759 vota, Sergio Mattarella është zgjedhur Presidenti i ri i Italisë duke marrë mandatin e tij të dytë në shtatë vitet e ardhshme.
Presidenti Mattarella ka kapërcyer mazhorancën absolute prej 505 votash nga 1009 senatorë, deputetë e delegatë rajonalë që kanë të drejtën kushtetuese për të votuar në mënyrë të fshehtë kreun e shtetit.
Sergio Mattarella është presidenti i dytë në historinë e Republikës Italiane që merr mandatin e tij të dytë.
Më vitin 2013 ka qenë ish Presidenti Giorgio Napoletano i cili ka marrë mandantin e dytë presidenciale , për të cilin u dorëhoq për motive shëndetësore dy vite më pas, më 2015.
Jurist, avokat, akademik, politikan, 81 vjeçari Sergio Mattarella u zgjodh për herë të parë President më 3 shkurt 2015.
Sergio Mattarella ka mbuluar gjatë karrierës së tij politike postin e zëvendës kryeministrit në qeverinë e Massimo D'Alemo gjatë viteve 1989-1999, ka qenë ministër i mbrojtjes në 1999-2001, ministër i arsimit 1989-1990, ministër i raportit me Parlamentin 1987-1989 e anëtar i Gjykatës Kushtetuese prej vitit 2011 e deri në zgjedhjen e tij President i Republikës..
Impenjimi politik i Sergio Mattarellas-s ka nisur më vitin 1983 si deputet i Partisë Demokrastiane e deri më vitin 1993. Më pas është zgjedhur deputet i Partisë Popullore, partisë Demorkatike e Partisë Margherita.
Sergio Mattarella është vëllai i Piersanti Mattarella, ish guvernatori i rajonit të Sicilisë, i ekzekutuar më 1980 nga mafia siciliane Cosa Nostra. Ai ishte një figurë e rëndësishme e politikës sicilane në radhët e Partisë Demokristiane.
Zgjedhja për një mandat të dytë presidencial për Sergio Mattarella-n, i cili e kishte hedhur poshtë disa herë këtë hipotezë, erdhi pas një blloku politik i cili prej gjashtë ditësh kishte çuar në ngërç si forcat e mazhorancës ashtu dhe krahune e opozitës.
"Kisha plane të tjera, por nëse duhem, unë jam këtu e marr akt mbi situatën ku ndodhemi", janë fjalët e Presidentit Mattarella gjatë takimit me përfaqësuesit e forcave kryesore politike pak para nisjes së votimit përfundimtar.
Fjalët e tij janë pranimi për të qënë në krye të shtetit italian dhe gjatë viteve të ardhshme.
Në mandatin e tij të parë Sergio Mattarella, është përballuar disa herë me situata të vështira e të pazakonta për vendin. I tillë ka qenë tërmeti në Italinë qendrore, ku humbën jetën mbi 300 persona, tragjedia e Urës Morandi me 52 viktima e dhjetra të plagosur e pandemia globale. Italia u bë vendi i parë në Europë përfshirë nga pasojat tragjike të koronavirusit i cili shënoj mijëra viktima e persona të infektuar, si dhe futi vendin në një krizë të thellë ekonomike.
Po gjatë mandatit të parë Sergio Mattarella ka dekretuar katër kryeminsitra e pesë qeveri italiane.
Por c'pritet të ndodh me qeverinë italiane drejtuar nga Mario Draghi pas rizgjedhjes së Mattarellas në krye të shtetit?
Partia Fratelli d'Italia drejtuar nga Giorgia Meloni është e vetmja forcë politike e mazhorancës qeverisëse e qëndrës së djathtë e cila nuk ka votuar për mandatine dytë të Sergio Mattarella.
Deputetët, senatorët e delegatët e kësaj partie kanë votuar sot kandidaturën e Carlo Nordio si President i ardhshëm, i cli mori vetëm 90 vota.
"Kemi vendosur të qëndrojmë në opozitë e do kërkojmë rithemelimin e qendrës së djathtë, për respekt të mbështetësve tanë që kërkojnë ndryshimin", ka deklaruar Meloni.
Deri pak orë më parë ishim të gjithë kundër një Mattarella bis. Jam e habitur dhe e gjej të papranueshme këtë kthesë që mori Salvini e Berlusconi për ta mbështetur.
Për Fratelli d'Italia, "rizgjedhja e Mattarella-s është një anomali institucionale e do të tentojmë të ndryshojmë ligjin elektoral për një sistem proporcional", u shpreh ajo.
Ndërkohë ministri i Zhvillimit Ekonomik i dalë nga Partia Lidhja, Giancarlo Giorgetti, ka deklaruar se do të kërkoj dorëheqjen, shprehje e pakënaqësisë së tij për rizgjedhjen e Mattarella-s e vendim që pritet të zyrtarizohet apo jo pas një takimi që kryeministri Mario Draghi ka kërkuar të zhvilloj kokë më kokë me të.
