Shpërthimi në Athinë i shkatërroi zyrën e avokatisë bashkëshortes së ish-ministrit të Mbrojtjes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Janar 2022, 08:49
Në zyrën e avokatisë së Elena Tzouli, bashkëshortja e ish-ministrit të Mbrojtjes Kombëtare, Panos Kammenos, nuk ka mbetur asgjë nga shpërthimi që ndodhi në orën 07:00 të mëngjesit të një dite më parë, 26 janar, në një ndërtesë në Athinë.
Edhe muret ranë mbi zyrën e avokates Elena Tzouli.
Fotot e publikuara nga mediat greke tregojnë intensitetin e shpërthimit, i cili shkaktoi këtë fatkeqësi.
Panos Kammenos dhe Elena Tzouli ndodheshin në vendngjarje që në momentin e parë, pas hetimeve të autoriteteve policore.
Deri më tani dhe nga të dhënat e para të grumbulluara nga grupi hetimor duket se shpërthimi ka shumë gjasa të jetë shkaktuar nga rrjedhje gazi, megjithatë Policia po heton të gjitha mundësitë.




